Shërbimet

12 shërbime, një panel

Çdo shërbim punon për një subjekt ose për të gjithë klientët e zyrës njëherësh. Të gjitha përfshihen në paketat Biznes dhe Zyrë.

Faturat & financat

Faturat nga Self-Care

Merrni të gjitha faturat e shitjes dhe të blerjes për çdo subjekt dhe periudhë, me artikujt, TVSH-në dhe statusin e fiskalizimit.

  • –Marrje automatike nga Self-Care me konektor
  • –Import Excel/CSV me njohje automatike kolonash
  • –Lexim fature nga foto me AI
  • –Kontroll i dublikatave
1 500 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Faturat & financat

Xhiro & shpenzime

Xhiroja dhe shpenzimet sipas muajve, klientët dhe furnitorët kryesorë, dhe paralajmërime për pragjet e TVSH-së dhe të biznesit të vogël.

  • –Grafik 12-mujor
  • –Klientët dhe furnitorët kryesorë
  • –Paralajmërim për pragun e TVSH-së
800 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Deklarimet

Deklarimi i TVSH-së

TVSH e shitjeve, e blerjeve dhe e importeve, kreditimi i mbartur dhe shuma për t'u paguar, gati për t'u hedhur në e-Filing.

  • –Llogaritje nga faturat dhe doganat
  • –Kreditimi i mbartur
  • –Afati dhe statusi i deklarimit
800 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Kontrollet

Krahasimi i TVSH-së

Për 12 muajt e fundit, TVSH sipas pasqyrës mujore të Self-Care përballë TVSH-së së deklaruar në e-Filing, me diferencat të shënuara.

  • –Pasqyra mujore nga Self-Care, pa shkarkuar faturat
  • –Deklaratat e TVSH-së nga e-Filing
  • –Diferenca për çdo muaj
  • –Filtër vetëm për diferencat
500 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Kontrollet

Klientët e personit fizik

Për të vetëpunësuarit: sa përqind e shitjeve vjen nga çdo klient gjatë vitit, me paralajmërim para pragjeve të ligjit për tatimin mbi të ardhurat (80% nga një klient, 90% nga më pak se 3).

  • –Llogaritje nga faturat e Self-Care
  • –Paralajmërim që në 70%
  • –Pamje për të gjithë klientët e zyrës
500 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Faturat & financat

Detyrimet nga e-Filing

Të gjitha detyrimet e subjektit (TVSH, sigurime, TAP, tatim në burim) me afatin, statusin e pagesës dhe të dhënat e urdhërpagesës.

  • –Detyrime të krijuara vetë nga modulet
  • –Urdhërpagesë gati për printim
  • –Shënim i pagesave
800 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Deklarimet

Tatimi në burim · Qira

Regjistroni kontratat e qirasë një herë; tatimi në burim 15% llogaritet dhe kujtohet çdo muaj.

  • –Llogaritje mujore 15%
  • –Detyrim dhe afat automatik
  • –Bruto nga neto
800 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Listëpagesa

Listëpagesa · E-Sig 025

Punonjësit, pagat neto dhe bruto, sigurimet dhe TAP për çdo muaj, me kontrolle para deklarimit dhe eksport për E-Sig 025.

  • –Llogaritje sipas ditëve të punës
  • –Kontroll i pagës minimale dhe NID
  • –Eksport CSV për E-Sig 025
  • –Neto → bruto
1 500 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Kontrollet

Deklaratat doganore

Deklaratat doganore me vlerën, detyrimet dhe TVSH-në, me kontrolle për TVSH-në, fiskalizimin dhe faturën e lidhur.

  • –Kontroll i TVSH-së në doganë
  • –Lidhja me faturën e blerjes
  • –Filtër sipas regjimit
1 500 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Kontrollet

Deklaratat e padeklaruara

Lista e deklaratave mujore që nuk janë shënuar si të deklaruara, për çdo subjekt dhe muaj.

  • –Kontroll për 12 muajt e fundit
  • –TVSH, E-Sig 025 dhe tatim në burim
500 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Raportet

Statement bankar në Excel

Ngarkoni statement-in e bankës në PDF: lexohen të gjitha veprimet në debi dhe kredi me përshkrimet e tyre dhe dalin në Excel, secili i lidhur me llogarinë e planit kontabël.

  • –Lexim i çdo veprimi nga PDF-ja e bankës
  • –Llogaria kontabël (kodi) për çdo veprim, një rresht për veprim
  • –Përmbledhja sipas llogarive
  • –Kontroll me tepricat e statement-it
1 500 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Raportet

Pasqyra e të ardhurave (PASH)

Të ardhurat, shpenzimet dhe rezultati i periudhës, me tatimin e vlerësuar dhe shpjegim me AI në gjuhë të thjeshtë.

  • –Ndërtim automatik nga të gjitha modulet
  • –Tatimi mbi fitimin sipas pragut
  • –Shpjegim me AI
1 500 L / subjekt / muaj veçmas, ose i përfshirë në paketa
Doni të shihni si punojnë?
Na shkruani në WhatsApp dhe jua tregojmë platformën.