Ligjore

Politika e privatësisë

Si i trajtojmë të dhënat tuaja: çfarë mbledhim, pse, sa kohë i mbajmë dhe si i mbrojmë.

Përditësuar më 16 nëntor 2026

1. Kush jemi

Llogari.al është platformë për automatizimin e kontabilitetit dhe të detyrimeve tatimore në Shqipëri, pjesë e Ethereal Web Solution (Tiranë). Ne jemi kontrolluesi i të dhënave që përpunohen në këtë faqe dhe në platformë.

Për çdo pyetje për të dhënat tuaja na shkruani te info@llogari.al.

2. Çfarë të dhënash mbledhim

  • Llogaria: emri, email-i, telefoni, emri i biznesit ose i zyrës, NIPT-i dhe, për zyrat kontabël, certifikata e regjistrimit në QKB.
  • Hyrja në portalet tatimore: kredencialet e Self-Care dhe e-Filing që na i jepni vetë, të ruajtura të enkriptuara (AES-256) dhe të përdorura vetëm për llogarinë tuaj.
  • Të dhënat tatimore: faturat e shitjes dhe blerjes me artikujt, deklaratat, detyrimet, listëpagesat dhe pasqyrat që roboti merr nga portalet me kërkesën tuaj.
  • Statement-et bankare: veprimet e lexuara nga PDF-ja që ngarkoni. PDF-ja nuk ruhet.
  • Mbështetja dhe kontakti: mesazhet, biletat dhe skedarët që na dërgoni.
  • Të dhëna teknike: adresa IP, shfletuesi, hyrjet dhe veprimet në llogari, për sigurinë dhe për t'ju ndihmuar kur diçka nuk punon.
  • Analitika e faqes publike: vetëm me pëlqimin tuaj, si përdoret faqja (shih Politikën e cookies).

3. Pse i përdorim

  • Për t'ju dhënë shërbimin që keni zgjedhur (kontrata me ju): mbledhja e faturave, llogaritja e TVSH-së, afatet, raportet.
  • Për t'ju njoftuar për afatet dhe për punën e robotit, me email (këto njoftime i çaktivizoni te Cilësimet).
  • Për sigurinë e llogarisë dhe të platformës (interes i ligjshëm): mbrojtje nga provat e fjalëkalimeve, regjistri i veprimeve.
  • Për faturimin dhe detyrimet ligjore (detyrim ligjor).
  • Për analitikën e faqes publike, vetëm me pëlqimin tuaj, që mund ta tërhiqni kurdo.

4. Sa kohë i ruajmë

  • Statement-et bankare: veprimet, emri dhe IBAN-i fshihen 48 orë pas ngarkimit.
  • Shërbimi i faturave pa paketë dhe paketa Shkarkim: faturat dhe PDF-të fshihen 48 orë pasi merren (ZIP-i i paketës Shkarkim, 48 orë pas krijimit).
  • Paketat e tjera: të dhënat ruhen sa kohë është aktive llogaria. Kur e mbyllni llogarinë, fshihen.
  • Regjistrat teknikë të robotit: fshihen automatikisht pas pak ditësh.

5. Me kë i ndajmë

Nuk i shesim dhe nuk i japim të dhënat tuaja për reklama. I përdorim vetëm këta ofrues, për aq sa duhet për shërbimin:

  • Portalet e Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve (Self-Care, e-Filing, verifikimi i faturave), ku roboti hyn në emrin tuaj.
  • Serveri ku funksionon platforma dhe kutia e postës së domenit tonë, për email-et.
  • Twilio, për SMS-të e konfirmimit, kur përdoren.
  • POK, për pagesat me kartë (të dhënat e kartës i trajton vetëm POK).
  • Google, vetëm për analitikën e faqes publike dhe vetëm me pëlqimin tuaj.

Mund t'i japim të dhëna edhe autoriteteve, kur e kërkon ligji.

6. Si i mbrojmë

  • Lidhje vetëm me HTTPS; kredencialet e portaleve të enkriptuara; fjalëkalimet e llogarive të ruajtura si hash.
  • Çdo subjekt shihet vetëm nga llogaria që e ka; stafi i zyrës vetëm subjektet që i janë caktuar.
  • Kufi për provat e hyrjes dhe regjistër i veprimeve të rëndësishme.

7. Të drejtat tuaja

Keni të drejtë të kërkoni qasje në të dhënat tuaja, korrigjimin ose fshirjen e tyre, kufizimin e përpunimit, një kopje të tyre dhe të kundërshtoni përpunimin. Pëlqimin për cookies e tërhiqni kurdo te “Cilësimet e cookies” në fund të faqes.

Na shkruani te info@llogari.al: përgjigjemi brenda 30 ditëve. Keni të drejtë të ankoheni edhe te Komisioneri për të Drejtën e Informimit dhe Mbrojtjen e të Dhënave Personale.

8. Ndryshimet

Kur e ndryshojmë këtë politikë, përditësojmë datën sipër; për ndryshime të rëndësishme ju njoftojmë me email.