Pse TVSH-ja e deklaruar nuk përputhet me faturat e Self-Care
Shkaqet më të shpeshta të diferencave mes faturave të Self-Care dhe deklaratës së TVSH-së në e-Filing, dhe si t'i gjeni para se t'i gjejë kontrolli tatimor.
Ekipi i Llogari.al · · 4 min lexim
Administrata tatimore i sheh të dyja anët: faturat që kanë kaluar nga fiskalizimi dhe shifrat që keni deklaruar. Kur nuk përputhen, pyetja vjen herët a vonë. Më mirë ta bëni vetë krahasimin, çdo muaj, para dorëzimit.
Shkaqet më të shpeshta
- Fatura e furnitorit mban datën e një muaji, por është regjistruar në muajin tjetër.
- Një faturë është refuzuar ose korrigjuar në Self-Care, por në libra ka mbetur e para.
- Importet: TVSH-ja e paguar në doganë nuk del te faturat e blerjes, por te deklaratat doganore.
- Blerje me TVSH që nuk zbritet (p.sh. shpenzime jo për veprimtarinë) janë futur si të zbritshme.
- Fatura pa TVSH (furnizime të përjashtuara ose eksporte) janë mbledhur te shitjet e tatueshme.
- Kreditimi i mbartur nga muaji i kaluar nuk është marrë parasysh.
Si bëhet krahasimi
- Mblidhni shitjet dhe blerjet e muajit nga Self-Care: vlerë pa TVSH dhe TVSH, veçmas.
- Shtoni TVSH-në e importeve nga deklaratat doganore.
- Vendosni përballë shifrat e deklaratës së dorëzuar në e-Filing.
- Për çdo diferencë, gjeni faturën që e shkakton, jo vetëm shumën.
Në Llogari.al ky krahasim bëhet vetë: pasqyra e Self-Care vendoset përballë deklaratës në e-Filing dhe çdo diferencë del me ngjyrë, për çdo subjekt dhe çdo muaj. Zyra kontabël i sheh të gjithë klientët në një tabelë dhe hap vetëm ata që kanë diferenca.